Ngrohje · Klimatizim · Ventilim · Ujësjellës

Rehati në
çdo stinë.

Temperatura ideale dhe ujë pa shqetësime, gjatë gjithë vitit. Nga dyqani ynë në Korishë te montimi në terren — Hidraulika KS e merr përsipër çdo detaj.

Terren

Instalime & Servisim

Ekipi profesional për objekte

Dyqani Fizik - Korishë

Pjesë këmbimi & materiale

Ngrohje
Klimatizim
Ventilim
Ujësjellës

PUNOJMË ME BRENDET MË TË NJOHURA BOTËRORE

TCLITAPRBMGEBERIT
Dyqani Fizik - Hidraulika KS

15+ Vite

Përvojë në Treg

Ekip i Certifikuar

Inxhinierë & Teknikë

Kush Jemi Ne

Partneri Juaj Profesional për Ngrohje, Klimatizim, Ventilim & Ujësjellës në Prizren.

Hidraulika KS nuk është thjesht një dyqan. Ne jemi një ekip i certifikuar inxhinierësh dhe teknikësh me përvojë të gjatë në instalimin, servisimin dhe shitjen e sistemeve të ngrohjes, klimatizimit, ventilimit dhe ujësjellësit.

Qëllimi ynë është t'u ofrojmë klientëve tanë produkte elitare nga brendet më të njohura botërore, të kombinuara me një shërbim teknik të përsosur në terren. Nga banesat private deri te objektet e mëdha komerciale, ne garantojmë cilësi të pa kompromis.

  • Cilësi e Garantuar
  • Stok i Madh i Pjesëve
  • Reagim i Shpejtë në Terren
  • Produkte Origjinale

Pjesa e Instalimeve

Sisteme të Plota HVAC & Ujësjellës

Pavarësisht a po ndërtoni shtëpi të re apo po rinovoni objektin, ne instalojmë rrjetet e nevojshme për një ambient të përsosur.

Ngrohje Qendrore

Zgjidhje të plota për stinën e dimrit. Ne garantojmë ngrohtësi dhe eficiencë të lartë energjetike.

  • Montimi i kaldajave kryesore
  • Sistemet e kolektorëve
  • Instalimi i ngrohjes nën dysheme

Klimatizim

Përgatituni për ditët e nxehta me instalime profesionale dhe pastrime të thella të AC-ve tuaja.

  • Montimi i Kondicionerëve (AC)
  • Pastrimi i thellë i filtrave
  • Mirëmbajtje sezonale e motorëve

Ventilim

Sisteme të avancuara të ajrosjes për të garantuar qarkullim optimal dhe ajër të pastër në ambiente.

  • Rrjeti i kanaleve të ventilimit
  • Aspiratorë & Ventilatorë industrial
  • Sisteme për nxjerrjen e tymit

Ujësjellës

Instalimi dhe riparimi i rrjetit të ujit — nga gypat kryesorë te çdo pikë në objekt, pa rrjedhje dhe me garanci.

  • Instalimi i gypave të ujit
  • Riparimi i rrjedhjeve
  • Bateritë & rubinetët

Pjesa e Dyqanit

Dyqani i Materialeve

A ju duhet urgjentisht një pjesë ndërrimi për nxemje, apo tubacione për ventilim? Ne nuk jemi vetëm instalues!

Në dyqanin tonë fizik do të gjeni gjithçka që ju nevojitet. Ne furnizojmë mjeshtrit e pavarur dhe klientët që duan të kryejnë vetë riparimet.

Pjesë për Ngrohje
Filtra & AC
Gypa Ajrimi
Vegla & Fitingje

Pse të blini tek ne?

  • 1
    Këshillim Profesional

    Ekipi ynë i terrenit përdor të njëjtin material. Ne e dimë saktë çfarë ju duhet për instalimet e ngrohjes dhe klimatizimit.

  • 2
    Stok i Garantuar

    Gamë e gjerë e pjesëve të këmbimit gati për t'u blerë menjëherë, pa pritur porosi.

  • 3
    Cilësi Premium

    Shesim vetëm produkte me cilësi të lartë që garantojnë siguri dhe jetëgjatësi në çdo sistem.

Na Kontaktoni

Kërkoni Ofertë ose Na Vizitoni

Të dhënat e kontaktit

  • Adresa

    Rruga Kryesore nr. 123
    20000 Prizren, Kosovë

  • Telefoni / WhatsApp

    +383 45 640 730
  • Email Adresa

    info@hidraulika-ks.com

  • Orari i Punës

    E Hënë - E Shtunë: 09:00 - 18:00

Dërgoni mesazh

Ploësoni formën më poshtë dhe ekipi ynë do t'ju kontaktojë sa më parë.

Nuk jeni të sigurt çfarë ju duhet?

Na telefononi direkt dhe stafi ynë profesional do t'ju ndihmojë të gjeni zgjidhjen e duhur për problemin tuaj.